Sali Berisha u godit me grusht gjatë protestës, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama

Shqipëria

Sali Berisha u godit me grusht gjatë protestës, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme pas goditjes me grusht që iu bë kryedemokratit, Sali Berisha nga një 31 vjeçarit, Gerti Shehu.

Rama shkruan në mesazhin e tij se akti i dhunës është i patolerueshëm. Më tej kryeministri thekson se kushdo që do përdorë këtë dhunën do përballet me të gjithë forcën e ligjit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!

Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në mesazhin e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat