​Grushti ndaj Berishës, reagon Begaj: Akt i papranueshëm

Shqipëria

​Grushti ndaj Berishës, reagon Begaj: Akt i papranueshëm

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:48
Sali Berisha

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dënoi ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore. Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”, tha Presidenca në një deklaratë.

Teksa po i afrohej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet protesta e opozitës, një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë, duke e gjakosur. Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e tij dhe mbështetës të tjerë, të cilët e rrahën personin duke e goditur me grushte dhe shkelma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat