Sulmi ndaj Berishës, OSBE: Jemi të trishtuar për incidentin e ndodhur në protestë

Shqipëria

Sulmi ndaj Berishës, OSBE: Jemi të trishtuar për incidentin e ndodhur në protestë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në protestën e opozitës ku lideri i PD, Sali Berisha u godit me grusht nga një person.

Në deklaratë thuhet se OSBE është e trishtuar për incidentin e ndodhur në protestë duke theksuar se liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës.

Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, shprehet OSBE.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat