Deputeti demokrat: Synimi i Ramës është të nxjerrë Berishën nga skena politike

Shqipëria

Deputeti demokrat: Synimi i Ramës është të nxjerrë Berishën nga skena politike

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:06
Protesta

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar mbrëmjen e sotme se synimi i kryeministrit Edi Rama është të nxjerrë nga loja politike Sali Berishën.

Në “Ora News”, ai u shpreh se kjo vjen sepse Rama e sheh Berishën si një kërcënim kryesor për rrëzimin e tij nga pushteti.

“Kjo kategori njerëzish është më e përshtatshmja për të realizuar skenarë të tillë, nëse vërtet është, se nuk i mendojnë veprimet e tyre. Marrin përsipër veprime që njerëz normalë nuk i marrin. Përmes këtij veprimi u synua të ndryshohej rrjedhja e ngjarjeve. Kishim deklaruar qartësisht se protesta do jetë paqësore pavarësisht kufizimeve që na vinin për të protestuar para kryeministrisë ose jo. Mund të krijohej një përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Në kohën kur ka ndodhur incidenti, kryeministrat kanë qenë te sheshi “Italia” duke ndjekur një aktivitet. Edi Rama nuk pyet për samite dhe integrimin. Ai do të dëshironte një incident të përmasave të tilla që të paraqiste atë që pretendon, se kjo është opozita, që tenton të marrë pushtetin me forcë. Ka më shumë se 3 vjet që merret me Berishën, ndërhyri dhe financoi të shpallet non grata në SHBA dhe Britani të Madhe.

Te kjo e fundit akuzat qesharake. Qëllimi është ta nxjerrë nga loja politike, e sheh se Berisha është kërcënimi kryesor për të rënë nga pushteti. Aq më tepër në kushtet e një aleance me Partine e Lirisë, Meta dihet që është aktiv dhe nuk e ndan fjalën nga vepra”, deklaroi Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat