Sulmi ndaj Sali Berishës, vjen reagimi i fortë nga ish truproja e Fatos Nanos dhe zbardh skenarin: Shpreh urrejtje dhe zemërim...

Shqipëria

Sulmi ndaj Sali Berishës, vjen reagimi i fortë nga ish truproja e Fatos Nanos dhe zbardh skenarin: Shpreh urrejtje dhe zemërim...

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 09:46
Momenti kur sulmohet Sali Berisha

Menjëherë pas sulmit ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, kanë publikuar skenare të ndryshme.

Ish-truproja i Fatos Nanos, ka komentuar ngjarjen e paprecedentë që ndodhi një ditë më parë, ku u sulmua kreu i PD-së, lideri historik i saj, Sali Berisha.

Sipas Tori Agollit, fajin për këtë ngjarje të rëndë e kanë ata që zëvendësuan profesionistët e trajnuar, pra efektivët e gardës me militantë partie.

 “Ohh sa e dua Gardën e Republikës..Kam kaluar 15 vjet aty...por sot për ty Komandant shpreh urrejtje dhe zemërim..Arsyeja? Ti u tregove i paaftë.. Hoqe mijëra oficer, nën oficer të përgatitur dhe i zëvendësove me militantë...A e di ti o komandant që unë dhe shumë si unë mbaruam kurse në Egjypt dhe më të mirën kurse në Izrael”, shkruan Tori Agolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat