Pastroi paratë e mafias, veçohen hetimet për Rezart Taçin

Shqipëria

Pastroi paratë e mafias, veçohen hetimet për Rezart Taçin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Biznesmeni vijon të jetë ende në kërkim dhe për këtë gjykata veçoi dosjen nga dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Balla që do të gjykohen në masën e arrestit në burg.

Në tetor të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur Taçin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij për akuzat e “Pastrimit të parave”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane të Cosa nostrës shumë e cila u sekuestrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri një vit më parë. Sipas SPAK, transferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë. Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat