Spartak Ngjela: Nëse deri në shkurt nuk ka zhvillime nga SPAK, do kemi një vit breshke

Shqipëria

Spartak Ngjela: Nëse deri në shkurt nuk ka zhvillime nga SPAK, do kemi një vit breshke

Më: 12 janar 2023 Në ora: 08:29
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” në ”News 24″ foli mes të tjerash për çështjet politike në vend, si ajo e vjedhjes në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, për çështjen e Gërdecit dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në SPAK, ku edhe iu komunikua akuza për Gërdecin.

Ngjela u shpreh se rastin e vjedhjes në shtëpinë e ishzyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duhet të hetohet nga SPAK dhe në rast se drejtësia nuk do të ketë zhvillime gjatë periudhës 25 janar-10 shkurt, ky do të jetë viti “breshkë”, që do të rrijë në zhguallin e saj. “Çdo qeveri bën analizat e veta, se gënjejnë apo thonë të vërtetën duhet thënë nga pushteti. Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen. Si do t’i kapim ata? Kemi nxjerrë SPAK-un.

Edhe për SPAK-un kanë thënë se ka shenja dobësimi, pra s’kemi gjë në vijë. Tani në dorë e ka kreu i ri. Nëse deri në datë 25 janar10 shkurt, nuk kemi shenja, viti do të jetë breshkë, që nuk lëviz. Unë e kam eksperiencën e tillë. Nga data 25 janar deri më 10 shkurt, pres shenja. Po nuk pati shenja, breshka po rri në zhguallin e saj. Skam pse përmend emra, të marrin njerëz normal. Gjithë Shqipëria e di që ka pasur korrupsion por s’ka pasur goditje penale. Kjo është pyetja, do ketë goditje penale. Po pati do të thotë se ka nisur procesi penal për korrupsionin e lartë me afatin që thashë. Nëse nuk do ketë në këto data, nuk do të ketë gjithë vitin.

Kur fillon çështja penale është indicia. Nuk e patë që u thirr Mediu, s’dihet gjë pse u thirr dhe për çfarë u pyet. Kur merret si i pandehur, fillon çështja penale. Nuk mund të mendoj, mbase nuk do jenë të aftë. Më e rënda do jetë bashkëpunimi. Dy janë arsyet, ose janë dakord ose në bashkëpunim. Ky është koncepti juridik”, tha avokati. Ngjela ka folur dhe për gjendjen e PD, ku është shprehur se kjo ngjarje shënon fatkeqësinë e dytë kombëtare pas diktatorit Enver Hoxha. “Ata kishin një kusht, mësymjen në selinë e PD. Çfarë ka ndodhur? Gjykata nuk e ka pranuar partinë e Saliut. Njeh partinë e vjetër. Vendimi gjyqësor njohu vendimin e Bashës. Juridikisht ata nuk kanë parti. Se do hapin të ri apo në bashkëpunim më atë të Metës është puna e tyre. Çfarë ndodhi? I përjashtoi se kanë mësyrë në partinë e tyre. Këto ndodhin vetëm në vende barbare. Është fatkeqësia e dytë kombëtare pas Enver Hoxhës”, shpreh ai.

ÇËSHTJA E GËRDECIT

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” foli për çështjen e Gërdecit dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në SPAK ku edhe iu komunikua akuza. “Nuk është çështje Gërdeci, janë të vrarë 26. Këta kanë përfituar nga një sistem gjyqësor ultra i korruptuar, hajdutë, dhe shih ku e kanë katandisur gjendjen. Të shikojmë çfarë do të bëjë SPAK-u. Turp për Fatmir Mediun. Pafajësinë ta jep vetë Gjykata. Një çështje e pushuar hapet sa herë e sheh të rëndësishme. Është pushuar çështja në mënyrë arbitrare. Me 26 të vrarë e gjithë qeveria duhet të zhdukej. 26 të vrarë janë gjendje lufte”, ka thënë ai. Gjithashtu,. theksoi: “Nëse del fajësia, unë të marr paratë, patjetër, të gjithë pasurinë, për të zhdëmtuar ata. A do të bëjë kështu SPAK-u nuk e di”. Deri tani, nuk ka pasur proces gjyqësor dhe mendoj që ka pasur korrupsion.

GRABITJA E ZYRTARES

Ngjela foli edhe lidhur me supergrabitjen e kryer nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, në banesën e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi, dhe në banesa të tjera ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Sipas avokatit, fakti që Klosi ka bërë denoncim, të bën të mendosh që ajo e ka justifikimin për paratë që i janë grabitur, ndërsa personat e tjerë të cilëve u janë vjedhur shumat e majme, i takon dy grabitësve të nxjerrin emrat.

Fakti është që ka bërë denoncim për vjedhje një punonjëse shtetërore dhe tha më kanë vjedh 120 mijë euro, fakti që ka bërë denoncim kam përshtypjen që i ka të dokumentuara burimin e parave. Njeri normal që ka vjedhur nuk bën denoncim. Ajo e ka justifikimin mendoj unë. Hajduti është kapur, duhet të tregojnë hajdutët ku i kanë vjedhur, kjo doli. Pra, kjo ka mbrojtje, të shohim pastaj mbase dhe nuk e provon pafajësinë. Emrat e tjerë t’i zbulojnë hajdutët se ata e dinë se ku i kanë marrë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat