Kryetari i PD në Vaun e Dejës i del kundër Alibeajt pas shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet lokale: E përgënjeshtrojmë

Shqipëria

Kryetari i PD në Vaun e Dejës i del kundër Alibeajt pas shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet lokale: E përgënjeshtrojmë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:26
Klomentina Drini

Gentjan Ndoj, kryetar i PD në Vaun e Dejës ka dalë kundër vendimit të Enkelejd Alibeajt për kandidaturën e prezantuar për këtë qark në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një reagim publik zyrtar, Ndoj thotë se “përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit”.

Gentjan Ndoj thotë se “qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij”.

Më herët, PD e Alibeajt tha se Klomentina Drini do të ishte kandidatja që do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet vendore te 14 majit për Vaun e Dejës.

NJOFTIMI

Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit, si vijon:

Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit.

Dëshirojmë t’ju informojmë se ditët e ardhshme Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim.

Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore.

Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit.

Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat