Temperatura deri në 13 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Shqipëria

Temperatura deri në 13 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet motit në zonat malore.

Për sa i përket, pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit ki në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore.

Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat