“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali: Keni frikë nga gratë

Shqipëria

“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali: Keni frikë nga gratë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:56
Elisa Spiropali

Ministrja shqiptare e Shtetit, Elisa Spiropali u përplas me deputetin demokrat, Gazment Bardhi i cili refuzoi që përgjigjet në interpelancën që kërkuan me kryeministri Edi Rama t’i marrë prej saj.

Rama është thirrur në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi deklaroi se kryeministri Rama fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit, ndërkohë që ministrja u shpreh se nuk ka rëndësi nëse vishet me fustan apo pantallona, por e rëndësishme është që në parlament të thuhen të vërtetat.

Spiropali tha se qëllimi i mazhorancës është që të japin përgjigje për të gjitha të pavërtetat që sipas saj ka ngritur opozita lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, nuk mund të lejojmë që të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe në mos t’ju japim përgjigje. Po ju pyes: i doni apo jo përgjigjet. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë sot dhe bërtasin, nuk e pres nga ju që jeni në një farë mënyrë profesionistë”, tha Spiropali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat