Radhë të gjata makinash nga mëngjesi, zhbllokohet pika kufitare e Qafë-Thanës

Shqipëria

Radhë të gjata makinash nga mëngjesi, zhbllokohet pika kufitare e Qafë-Thanës

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:34
Gazetari

Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se pak minuta më parë është zhbllokuar pika kufitare e Qafë Thanës. Radhë të gjata makinash ishin krijuar që prej orës 6 të mëngjesit të sotmë për shkak të mosfunksionimit të sistemit TIMS me doganën e Maqedonisë së Veriut.

Gazetari raportoi gjithashtu se po veprohet manualisht pasi sistemi është ende jashtë funksionit.

Sipas tij, punonjësit kanë punuar me dy standarte pasi qytetarët maqedonas që hynon drejt Shqipërisë janë lejuar që të kalonin duke bërë regjistrimin në mënyrë manuale ndërsa për shqiptarët jo.

Vetëm së fundmi është bërë e mundur që qytetarët të mund të hyjnë në Maqedoni duke u regjistruar manualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat