Arriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria

Shqipëria

Arriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:14
Skuadra e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka bërë të ditur se ka arritur në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar.

Rama ka publikuar një fotografi të skuadrës, siç ka shkruar, pak minuta përpara zbritjes në terren.

Qeveria shqiptare dje i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë.

Ndihma vjen pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që ka shkaktuar mijëra viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat