Përplasen “kokë” më “kokë” dy makina në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur

Shqipëria

Përplasen “kokë” më “kokë” dy makina në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin e rrugës Peqin-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur gjatë drekës së ditës së sotme në afërsi të një blloku banimi në Bradashesh.

Si pasojë e përplasjes të dy automjet janë dëmtuar pjesërisht.

Ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat