Rama në Dubai, jep këshilla rreth qeverisjes dhe përfshirjes së grave në politikë

Shqipëria

Rama në Dubai, jep këshilla rreth qeverisjes dhe përfshirjes së grave në politikë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:30
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi sot drejt Dubait nga ku dha këshilla se si duhet të funksionojë bashkëpunimi i qeverive në rang ndërkombëtar.

I pranishëm në Samitin Botëror të qeverisjes Kryeministri shqiptar e sheh zgjidhjen e krizave globale nëpërmjet ndërveprimit të teknologjisë.

Një mesazh që e përsëriti edhe për mediat ndërkombëtar.

“Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut. Sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave”, tha Rama

Rama i dha leksione botës arabe që një kabinet më gra është zgjidhje për të çuar përpara objektivat.

“Nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”, shtoi kryeministri.

Kryeministri Edi Rama qeveris vendin me12 gra ministra, të cilat përbëjnë 75 për qind të kabinetit të majtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat