Kaosi në Parlament, Sekretariati i Etikës pritet të marrë sot vendimin për deputetët e PD-së

Shqipëria

Kaosi në Parlament, Sekretariati i Etikës pritet të marrë sot vendimin për deputetët e PD-së

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:05
Vendimi do të merret të mërkurën e 15 shkurtit

Katër deputetë të tjerë të PD pritet të përjashtohen nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Vendimi do të merret të mërkurën e 15 shkurtit, në mbledhjen e Sekretariatit të Etikes që nis në orën 14:00.

Në këtë mbledhje do të vendoset lidhur me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh socialistë, për përjashtimin e katër deputetëve të PD, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Kelliçi, Edi Paloka.

PS kërkon që Sekretariati i Etikës të përjashtojë me 10 ditë 4 ligjvenesit demokratë duke e çuar në 12 numrin e deputetëve që përjashtuar dhe që nuk do të marrin pjesë në seanën plenare të së enjtes, ditë kur është thirrur nga opozita protesta e radhës.

Tubimi do të nisë në orën 10:00 para godinës se Parlamentit, në të njëjtën orë kur pritet të zhvillohet dhe seanca.

Kujtojmë që në datën 8 shkurt, janë përjashtuar për 10 ditë deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat