​Rama me drejtues të “Sumitomo Electric”: Objektiv të hapen 1 mijë vende pune në Shqipëri

Shqipëria

​Rama me drejtues të “Sumitomo Electric”: Objektiv të hapen 1 mijë vende pune në Shqipëri

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 10:14
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron ka vijuar me të tjera takime në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni.

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

Kreu i Ekzekutivit shprehet se kjo kompani ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri.

Rama thekson se objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.

Me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune”, shkruan Rama.

Në ditën e parë të vizitën në Tokyo, Rama zhvilloi takime me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri, me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë si edhe me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuan për një sërë projektesh me rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat