Rishfaqen flamingot në Pogradec; shpendët e rrallë rikthehen pas disa vitesh

Shqipëria

Rishfaqen flamingot në Pogradec; shpendët e rrallë rikthehen pas disa vitesh

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:15

Në ujërat e Liqenit të Pogradecit janë rishfaqur flamingot.

Pas gjashtë vitesh mungesë Flamingot janë shfaqur sërish në liqen, dukuri jo e zakonshme kjo pasi zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.

Prania e këtij shpendi, sipas specialistëve, lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit, duke krijuar kushte të favorshme për qëndrim të përkohshëm.

Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë konstatuar vetëm katër shpend të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat