I shkarkuar nga dogana e Fierit për një skandal, kush është shoferi që shkaktoi dy aksidente në Vlorë

Shqipëria

I shkarkuar nga dogana e Fierit për një skandal, kush është shoferi që shkaktoi dy aksidente në Vlorë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoferi i makinës “Touareg” që shkaktoi dy aksidente brenda pak minutash në Vlorë është ish drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji. Mësohet se ai është shkarkuar disa muaj më parë pas një skandali publik në qytetin e Fierit.

Ish drejtori i doganës është ndaluar nga policia në vendngjarjen e dytë.

Sipas informacioneve të policisë, Arlind Lagji ka përplasur fillimisht në rrugën “Gjergj Aranitit” një këmbësore rreth 60 vjeçare, është larguar nga vendngjarja e më pas është përfshirë në një tjetër aksident në rrugën transballkanike.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Lagji ka qenë nën efektin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat