“Arethusa”, krociera e parë që ankorohet në Sarandë për këtë vit

Shqipëria

“Arethusa”, krociera e parë që ankorohet në Sarandë për këtë vit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Arethusa është krociera e parë e mbërritur për këtë vit në Sarandë.

Krociera me flamur maltez solli 49 turistë ditor amerikanë dhe ngriti siparin e një sezoni turistik që sytë i ka nga deti.

Ky vit ka pritshmëri të larta për t’u shkelur nga anijet, krocierat dhe jahtet me turist të huaj.

Gjatë vitit 2022 përmes Portit të Sarandës kaluan 336154 pasagjerë mes të cilëve 161862 turist të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat