Berisha: Vetëm parimet konservatore përmbysin monizmin

Shqipëria

Berisha: Vetëm parimet konservatore përmbysin monizmin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:50
Sali Berisha

I pranishëm në takimin ku u diskutua për doktrinën e djathtë dhe konservatorizmin, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi kreun e dorëhequr të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se nën drejtimin e tij PD-në u kthye në një organizate të majtë joqeveritare.

Sipas tij, ardhja në pushtet vjen vetëm përmes rikthimit te vlerat konservatore.

“Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar. Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Evropë për të gjitha këto”, tha Berisha.

“Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja”, tha Berisha.

“PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD. Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën”, tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat