Përfshihet nga flakët një magazinë në Korçë, dyshimet e para

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një magazinë në Korçë, dyshimet e para

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.

Flakët e zjarrit kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve vuri nën kontroll zjarrin i cili u fik brenda pak minutash, nga i cili mund të rrezikohej edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra të kësaj zone.

Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat