Ministria e Financave informon publikun: Të gjitha procedurat në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje me ligjin

Shqipëria

Ministria e Financave informon publikun: Të gjitha procedurat në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje me ligjin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Ministria e Finacave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë nga opinion publik, në lidhje me disa procedura të kryera nga institucione publike në harkun kohor 2022-2023.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka njoftuar se çdo procedurë është kryer në përputhje të plotë ligjore dhe kushtetuese dhe se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor i asnjë lloj forme që ka pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin  e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabël, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.

Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat