“Defekti i SPAK”/ Hazizaj: Nis akuzën për korrupsion, përfundon te shpërdorim detyre

Shqipëria

“Defekti i SPAK”/ Hazizaj: Nis akuzën për korrupsion, përfundon te shpërdorim detyre

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Avokati Sokol Haziza, duke dolur në “Top Talk” për katër akuzat që SPAK po heton ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, thotë se Prokuoria e Posaçme ka disa defekte që pengojnë punën e saj.

Sipas tij, janë disa raste kur për një person ngrihen disa akuza, por në fund bien dhe mbyllet me një “shpërdorim detyre”.

“Ose këto vepra penale fillojnë me dy-tre vepra penale dhe pastaj përfundojnë në shpërdorim detyre. Këtë do ta quaja defekt të organit të procedurës, i cili nuk gjen mënyrë të saktë që në nisje të procedimit për të konturuar cilësimin  juridik të veprës penale për të cilën hetohet apo akuzohet një shtetas”.

Sipas Hazizaj, hetimet e SPAK nuk janë të fshehta sikurse parashikon procedura, por shpërndahen në publik përmes medias.

“Ajo që mua nuk më pëlqen në të gjithë hetimin që bën Struktura e Posaçme është se megjithëse veprimet proceduriale duhet të jenë të fshehta, ato i jepen publikut nëpërmjet medias për të krijuar një konturazh që të vijë në fund fare me ndalimin apo arrestimin e një personi, sado publik qoftë ai.

Veprimet do të jenë të karakterit sekret sikurse e parashikon kodi i procedurës penale.

Në këto kushte, marrja e përkrahjes së mendimit qytetar, në rastin konkret për kryerjen e veprës penale nga një deputet apo ish-ministër nga publiku, bie jo vetëm në kundërshtim me kodin e procedurës penale, por edhe me veprimet hetimore që është duke dëgjuar organi i procedurës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat