Berisha prezanton kandidatin në Mat: Rama hajdut, të sakrifikojmë çdo gjë për të fituar zgjedhjet

Shqipëria

Berisha prezanton kandidatin në Mat: Rama hajdut, të sakrifikojmë çdo gjë për të fituar zgjedhjet

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:18
Sali Berisha

Berisha në Mat: Fitorja e kandidatëve tanë është fitore e lirisë, e idealeve tuaja, fitore e një Shqipërie që nuk e pranon monizmin

Turin e prezantimit të kandidateve për bashkitë e vendit, Sali Berisha e ndali pasditen e kësaj të mërkure në Burrel.

Lideri i opozitës prezantoi për bashkinë e Matit, kandidatin Skënder Gjuci.

Berisha tha se kandidatët e aleancës “Bashkë Fitojmë” për herë të parë në 3 dekada janë kandidate që nuk emerohen nga Kryesia por nga vetë njerëzit.

Me 14 maj qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar të votojnë, të shprehin besimin e tyre për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë. Në këtë kontekst unë dua të theksoj se kandidatët që paraqesim kësaj here si aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga ju, dhe ju garantoj se kjo është norma, standardi më i avancuar i lirisë për një forcë politike.Kjo është mënyra më e përgjegjshme, më transparente për të vendosur në drejtim në qeveri vendore, parlament, parti njerëzit që ju vlerësoni më shumë. Një vit e gjysëm më parë dhe në këtë sallë dhe në çdo takim, demokratët kishin një kërkesë; ti emërojmë ne dhe të mos na i emërojë kryesia e partisë në Tiranë, përfaqësuesit tanë.

Fitorja e kandidatëve tanë është fitore e lirisë, e idealeve tuaja, fitore e një Shqipërie që nuk e pranon monizmin, shtoi Berisha në Burrel, para mbështetesve të opozitës.

Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre. Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja.

Ai nuk la pa akuzuar edhe kryeministrin Rama si hajdut dhe tw lidhur me krimin.

Këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990, sepse ne njësoj si në vitet ’90, përballemi me një monizëm të dytë të pamëshirë, me një monizëm i cili po shkatërron, rrënon këtë vend, shkreton këtë komb.Në histori ju e dini, dramat më të mëdha të kombeve, pushtimet më të egra të kombeve kanë qenë monizmat dhe ajo që ne pamë si shqiptarë në diktarurën moniste, ishte monizmi më i pamëshirshëm i Europës. Ai monizëm bazohej në doktrinën Marksiste-Leliniste, por sot Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në 1991.Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën.Të gjitha këto së bashku kanë tjetërsuar Shqipërinë për shqiptarët. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që shqiptarët të mos ndihen më si në vendin e tyre, por të largohen dhe vetëm të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat