“30 ditë agjërim ushqimor, por edhe për raportet intime,” sqaron besimtarja

Shqipëria

“30 ditë agjërim ushqimor, por edhe për raportet intime,” sqaron besimtarja

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:19
Malvina Tafçiu

Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë agjërojnë.

Pedagogia Malvina Tafçiu, është shprehur se për 30 ditë, gjatë një kohe të caktuar besimtarët që agjërojnë nuk duhet të hanë, të pinë dhe as të kryejnë marrëdhënie intime.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se Ramazani është muaji që ka zbritur Kurani.

“Ramazani është muaji që është zbritur Kurani. Për një kohë të caktuar ne jemi të privuar nga konsumimi i pijeve, ushqimeve dhe marrëdhëniet intime. Muaji i Ramazanit mbart një simbolikë shumë të thellë. Nuk duhet të merresh me përgojime.

Ramazani konsiderohet si muaji i faljes, i begatisë dhe i mirëkuptimit të njerëzve mes tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat