“Thjeshtra e Ramës përfituese e Eko-Parkut në Durrës”, Berisha akuza të forta Manjës: Arrestove Lefterin që t’i bëjë qejfin Belindës

Shqipëria

“Thjeshtra e Ramës përfituese e Eko-Parkut në Durrës”, Berisha akuza të forta Manjës: Arrestove Lefterin që t’i bëjë qejfin Belindës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:50
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë ndërsa pohoi se ish-ministri Lefter Koka u arrestua për t’i bërë qejfin Belinda Ballukut për aferën e inceneratorëve.

Duke replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Berisha e cilësoi atë intrigant.

“Jam këtu sot për të informuar qytetarët lidhur me Ahmetajn, i cili është vendosur nën hetim. Theksoj se ai është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegëseve. Ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe të Fierit. Ahmetaj ka qenë i lidhur me Zoton. Kryeautori i djegëseve është një; Edi Rama. Afera 700 mln apo afera e djegësit të Tiranës s’mund të realizohej me insistimin e Ahmetajt. Ai në daljen e tij të fundit u shpreh se; qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Kurrë një ministër nuk lëviz dot qeverinë, por e lëviz një kryeministër, ai ngarkon punonjësit e Këshillit të ministrave.

Ai firmosi 17 shkresa në 24 orë. Ahmeteaj ka përgjegjësi të plotë sepse në Inspektoratin e tij financiar nuk mbikëqyri financimet. Tani thotë; Follow the many. Tani jep këshilla pasi iu kujtuan. Rama është përgjegjësi numër një. Ai është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve i tha; kjo procedurë është antiligjore. Ai i dha vlerësimin 8 pikë në një kohë kur nuk ekzistonte inceneratori. Një ministre e parlamentit shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe me këtë shkresë Rama u njoftonte.

Kompania u hap në 2018-ën. Në eko-parkun e Porto Romanos, sekserët e Ramës kishin krijuar kompani për të 6 muaj para se ta shpallte publikisht se i kishte lindur ideja për një eko-park. Thjeshtra e Edi Ramës në kompanie ishte përfituese e Eko-parkut. Thjeshtra në kompaninë IRI është fituese e tenderit bashkë me kompaninë Fendandes për rindërtimin e muzeut. Po ti mo ministër Drejtësie ça bën që firmos çdo firmë të tij? Ka pasur dhe ministra që nuk e firmosin. Ka pasur nga ata që s’kanë firmosur. Shkove dhe arrestove Lefterin për t’i bërë qefin Belindës, o intrigant. Se ajo është bërë kryeministër. Këto i di gjithë Dibra.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat