“Me Berishën ndahem vetëm për…”, Meta për rastin “McGonigal: Nuk e kam takuar, kam qenë në dijeni për aktivitetin e Ramës për korruptimin e ndërkombëtarëve

Shqipëria

“Me Berishën ndahem vetëm për…”, Meta për rastin “McGonigal: Nuk e kam takuar, kam qenë në dijeni për aktivitetin e Ramës për korruptimin e ndërkombëtarëve

Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:57
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me situatën politike në vend si edhe ka komentuar çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama.

Meta foli për koalicionin e tij me Sali Berishën, me të cilin tha se ndahet vetëm për dy arsye, të cilat janë bashkëpunimi me Ramën dhe tërheqja nga firma e tij për referendumin.

Sa i përket McGonigal, Meta deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë ish-agjentin e FBI-së, ndërsa shtoi se ka qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për korruptimin e ndërkombëtarëve për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit të vendit.

“Mes nesh ekziston një bashkëpunim dhe harmoni e plotë, formula jonë është të fitojmë kudo. Nuk ka asnjë problem për ndarjen e këshilltarëve. Vetëm për 2 çështje ndahem me Berishën, nëse bashkëpunon me Ramën dhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin. Për gjëra të tjera nuk ndodh. Rama është i përjashtuar nga çdo bashkëpunim, jam përpjekur të mos e përjashtojë veten nga e ardhmja e Shqipërisë. Gjëmat që ka bërë ai, ka korruptuar dhe shefin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, ka zbrazur vendin nga rinia e shumë të tjera.

Unë e kam thënë më parë, i kam quajtur si amerikanë të Edi Ramës, unë nuk e kam takuar asnjëherë McGonigal, kam qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për të korruptuar zyrtarë ndërkombëtarë për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit. Kemi qenë në një takim kur kam qenë kryetar parlamenti ku ka qenë dhe Neza. Ka qenë kërkesë për një darkë për marrëdhënie me kinezët në një kohë kur marrëdhëniet ishin të mira me ta. Për Nezën nuk mund të thosha që mos të ishte aty, njoh rreth 50 miq nga Tropoja me mbiemër Neza”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat