Arrestohen tre persona në Elbasan

Shqipëria

Arrestohen tre persona në Elbasan

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale.  Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sakaq, dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur në automjet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. B., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– S. L., 38 vjeç, banues në fshatin Muçan, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat