Veliaj: Mbollëm një milionë pemë/ “Transformimi i Tiranës ka sjellë zhvillim të fortë ekonomik”

Shqipëria

Veliaj: Mbollëm një milionë pemë/ “Transformimi i Tiranës ka sjellë zhvillim të fortë ekonomik”

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:30
Erion Veliaj

Tirana numëron pemën e 1 miliontë të mbjellë ne parkun e liqenit artificial. Kryebashkiaku Veliaj tha se objektivi për të arritur deri në fund të 2030, 2 milion pemë do të jetë sfida e viteve të vijim, ndërsa shtoi se pritet të hapet dhe Parku i Farkës

Më herët, Veliaj në një videomesazh për qytetarët është ndalur tek disa tregues ekonomik që sipas tij kontribuojne me 50% të prodhimit të brendshëm bruto.

Tirana ka përjetuar një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe përballoi me shumë sukses sfidat që erdhën nga faktorë të jashtëm, që s’i kishte në dorën e saj, siç ishin tërmeti, pandemia dhe tani inflacioni i luftës së Putinit. Por sot, zyrtarisht, kryeqyteti gjeneron gjysmën e ekonomisë së vendit, pra një bashki sa 60 bashki të tjera dhe falë politikave zhvillimore të Qeverisë dhe Bashkisë Tirana është kthyer në motorrin e zhvillimit ekonomik të vendit,” u shpreh Veliaj.

Motorri krysor në këtë zhvillim, për Velijan ka ardhur  nga sektori I ndërtimit por edhe turizmit

Turizmi është një tjetër sektor që i ka dhënë një hov të vrullshëm zhvillimit ekonomik të Tiranës sonë. Numri i turistëve në Tiranë është 4-fishuar krahasuar edhe me rekordin e vitit 2019, nga 1 milionë, në 4.5 milionë. Tirana në vitin 2015 vizitohej nga jo më shumë se 100 mijë turistë. 8 vjet më pas shifra e tyre ka shkuar në 4.5 milionë, duke nxitur një efekt zinxhir në sektorë të ndryshëm, që nga prodhimi bujqësor në rrethinat e Tiranës, baret, restorantet, hotelet dhe bujtinat në zonat rurale.

Tiranë do të ketë edhe një qëndër eventesh për ti dhënë një nxitje më të madhe turizmit vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat