Incident në Valbonë/ 4 alpinistë serbë rrëshqasin në borë, ndërhyjnë Forcat Ajrore

Shqipëria

Incident në Valbonë/ 4 alpinistë serbë rrëshqasin në borë, ndërhyjnë Forcat Ajrore

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur në bjeshkë, teksa 4 alpinistë serb kanë mbetur të lënduar fizikisht pasi rrëshqitën gjatë kalimit nga Valbona në Theth.

Menjëherë në ndihmë të tyre kanë ardhur efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime serioze!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat