Detaje nga aksidenti/ Shoferi i autobusit humbi kontrollin duke dalë nga rruga, mori përpara edhe dy automjete

Shqipëria

Detaje nga aksidenti/ Shoferi i autobusit humbi kontrollin duke dalë nga rruga, mori përpara edhe dy automjete

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti në rrugën e Elbasanit, ku një autobus humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në mes të rrugës.

Panorama TV mëson se drejtuesi i autobusit, pasi humbi kontrollin ka dalë nga rruga duke marrë përpara edhe dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur tre persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat