Garë hipizmi me pengesa në Korçë/ Çdo vit shtohen pjesëmarrësit në këtë sport të veçantë

Shqipëria

Garë hipizmi me pengesa në Korçë/ Çdo vit shtohen pjesëmarrësit në këtë sport të veçantë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një garë hipizmi me pengesa është zhvillu në Korçë, në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve. Në konkurrim morën pjesë tre ekipe me 15 sportistë në total.

9-vjeçari Dionis  Myrtollari, cili që në moshën 7-vjeçare ka marrë pjesë në gara kombëtare me kalërimin e tij ka sfiduar gjithë grupin e të rinjve.

Për mua është hera e parë që marr vend të parë. Kam garuar tre herë në gara

Për të përcaktuar fituesin në garën e të rriturve është dashur edhe një kalërim shtesë, pasi Ema Qehaj  e Aleandro Lami në xhiron e parë kishin marrë nga një penalizim secili. Në fund fituese është shpallur Ema Qehaj, e cila me kalin e saj ka realizuar një garë perfekte.

Për Lamin diçka ka shkuar jo si duhet me kalin, i cili nuk ka reaguar siç duhet në finale.

Gjendja e kalit, u duk pak i lodhur. Dhe aq e lehtë nuk është. Duhet të jenë dy veta, edhe kali edhe kalorësi, por këto i ka gara, një herë do humbim një herë do fitojmë.

Gazmend Ibrahimi, instruktor i garave me kuaj thotë se nga njëri vit në tjetrin garat me pengesa kanë më shumë pjesëmarrës.

Nga hera tjetër në këtë rradhë, goxha përmirësim pjesëmarrja e të rinjve. Ushtrohen, vijnë stërviten dhe marrin pjesë nëpër gara moshat e reja.

Edhe këtë vit gara me pengesa e kuajve është zhvilluar ne fshatin Turan, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat