Ilir Meta takon Albin Kurtin: Procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë

Shqipëria

Ilir Meta takon Albin Kurtin: Procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:05
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka vlerësuar për progresin që qeveria e tij ka bërë në forcimin e shtetit të së drejtësi.

Meta ka mbështetur qëndrimet e qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut, ndërsa deklaron se është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat