Përmbysja e autobusit në Tiranë, reagon Vasili: Në rrezik jeta e qytetarëve

Shqipëria

Përmbysja e autobusit në Tiranë, reagon Vasili: Në rrezik jeta e qytetarëve

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:00
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas përmbysjes së autobusit të linjës urbane në Sauk, ku pati disa të plagosur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se ‘jeta e qytetarëve janë në rrezik, pasi grabitqarëve që bëjnë propagandë, duhen larguar më parë’, referuar qeverisë.

“Autobuzi urban permbyset tani ne Sauk!

Vazhdojne pa u ndalur aksidentet e autobuzave te linjave urbane te Tiranes.

Shtate te plagosur nga ky aksident.

Rrezikohet jeta e qytetareve sepse Bashkia e  Tiranes ofron nje sherbim urban mizerabel.

Keshtu ndodh kur qeveris Veliaj me gjithe zorzopët e tij.

Keta llafazane e grabitqare, qe bejne vetem propagande te peshtire dhe qe kane pushtuar Bashkine e Tiranes duhen larguar sa me pare si njerez te demshem dhe shperdoruesit me te medhenj qe ka pare historine e qytetit”, ka shkruar Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat