Zgjedhjet vendore/ Dy deputetë të PS dorëzojnë mandatet, emrat që do i zëvendësojnë

Shqipëria

Zgjedhjet vendore/ Dy deputetë të PS dorëzojnë mandatet, emrat që do i zëvendësojnë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 11:37
Kuvendi i Shqipërisë

Dy emra të Partisë Socialiste kanë dorëzuar këtë të hënë mandatin e tyre të deputetit. Besjan Ajazi dhe Benet Beci do të garojnë në zgjedhjet vendore të 15 majit, përkatësisht për Bashkinë Gramsh dhe atë të Shkodrës.

Sipas legjislacionit, vendin e Benet Becit do ta zërë Ilir Beqaj. Shkëlqim Bullari do të zëvendësojë kandidatin e PS për Gramshin, Besjan Ajazin.

Ndërkohë, nga radhët e opozitës kanë dorëzuar më herët mandatin Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Këlliçi do të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe Boçi për atë të Elbasanit, të dy nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Vendin e Belind Këlliçit në Kuvend do e zërë Asllan Dogjani, ndërkohë në “karrigen” e Luçiano Boçit do të ulet Qani Xhafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat