Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Arben Ahmetajt

Shqipëria

Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Arben Ahmetajt

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:17
Arben Ahmetaj

Dhimitër Lara do vlerësojë ligjshmërinë e kontrollit në banesë

Gjyqtari i posaçëm i Apelit Dhimitër Lara është caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të bërë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, ndaj vendimit për kontrollin e banesës në pronësi të bashkëjetueses së tij.

Ende nuk është vendosur data se kur do merret në shqyrtim ankimi.

Ahmetaj pretendon se vendimi për kontrollin e banesës, kontrolli personal ndaj bashkëjetueses dhe kqyrjen e telefonit nga BKH është bërë në shkelje të ligjit.

SPAK po heton ish-ministrin për 4 akuza më e rënda ajo e pastrimit të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat