Dorëheqja e Skënder Kapitit dërrmon Alibeajn në Durrës

Shqipëria

Dorëheqja e Skënder Kapitit dërrmon Alibeajn në Durrës

Nga: Flori R. Tirana Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:51
Skënder Kapiti

Kandidati i Partisë Demokratike për antarë të këshillit bashkiak në Durrës Skënder Kapiti ka dhënë dorëheqje duke iu përkushtuar fitores së Igli Carës,kandidatit të demokratëve dhe të opozitës.Kjo thonë opinioni shënon fundin dhe shpartallimin e Alibeajt në Durrës sepse Kapiti njihej si zë i fuqishëm i tyre.

Ajo se cfarë është për t’u theksuar është fakti se Kapitët kanë një reputacion e respekt të madh në qytetin e Durrësit në sidomos ne Plazh por edhe në njesite vendore si Shënvlash, Rashbull, Katund të Ri, Sukth e më gjërë sepse ata janë ndër të parët themelues të seksioneve të PD-së dhe kundërshtarë të fortë të regjimit komunist; janë kontributorë të Partisë Demokratike aq sa mund te thuhet se kane influence e ndikim te jashtezakonshmëm te qindra e qindra votues në kohë fushate elektorale.

Kapitët i njohim shumë mirë për aktivitetin e tyre demokratik e patriotik, ata janë banor të Durrësit me origjinë të hershme nga Kosova, dhe kanë dhenë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për clirimin e Kosovës dhe Skënder Kapiti është edhe veteran i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, gjë për të cilën ata gëzojnë respekt të madh edhe në Kosovë, Maqedoni e Veriut e diasporë.

Është autor librave me tematikë filozofike, nacionaliste, politike dhe të moralit. Largimi i tij nga lista për antarë të këshillit bashkiak në Durres ka shkatuar tërmet tek të Alibeajt në Durrës sa që ata nuk do të mund të gjejnë as komisionere për qëndrat e votimit e ndoshte priten pse jo edhe doreheqje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat