Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 39-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 39-vjeçari

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Policia në Pikën Kufitare të Morinës ka arrestuar këtë të premte një shtetas kosovar i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

39-vjeçari akuzohet në shtetin belg për trafik kokaine.

Interpol Tirana nisi punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Belgjikës me qëllim përballjen me drejtësinë.

Shtetasi, B. G., 39 vjeç, është arrestuar në hyrje të territorit të Shqipërisë pasi rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës”, njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat