​Linja shqiptare e fluturimeve ajrore bëhet me katër aeroplanë

Shqipëria

​Linja shqiptare e fluturimeve ajrore bëhet me katër aeroplanë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, linjës shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania” i shtohet edhe aeroplani “Fishta”, për nder të poetit të shquar Gjergj Fishta.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, me zbritjen në aeroportin e Rinasit të aeroplanit “Fishta”, shkon në katër aeroplanë flota e kompanisë së flamurit, shkruan ATSh.

“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamuri”, shkroi Rama në Facebook.

“Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill 2019. “Migjeni” nisi fluturimet drejt Italisë në fillim të muajit tetor të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat