Paratë ruse për Kryemadhin, Balla: Bashkëshortja e ish-Presidentit, aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale

Shqipëria

Paratë ruse për Kryemadhin, Balla: Bashkëshortja e ish-Presidentit, aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale

Më: 1 prill 2023 Në ora: 15:48
Taulant Balla

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadhi është aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Mallakastrës, Balla i kërkoi institucioneve të drejtësisë të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish-presidentit Meta. Ai tha se ‘kur të votoni më 14 maj mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash.’

Taulant Balla: Kur para 5 viteve unë, kolegët e mi dhe natyrshëm kryetari Rama flisnin për një rrezik që Shqipëria po përballej sikurse të gjitha vendet përreth nesh, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia e zhytur thellë që vinte nga disa financime të paligjshme ruse në Shqipëri dhe në vend të tjera, një pjesë e këtyre analistëve të banaqeve të darkës, thonin këta socialistët nuk janë mirë nga mendtë ja fusin kot. Kur doli që PD kishte marrë, tani nuk e di e Lulit apo e Saluit por të dy bashkë janë, kishin marrë 500 mijë dollarë për të lobuar kundër Shqipërisë. Pastaj thanë paskan pasur të drejtë. Para disa javësh filluan që të na akuzonin Edi Ramën mua e kolgët e mi, se Mc Goningal ,agjenti e tjera me radhë, por tani çfarë do të thonë se si ka mundësi që na doli bashkëshortja ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi, si I thonë këta avokatët nga një biznes ose nga një ortakëri me rusë.

Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar nëpër llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Vladimir Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë me emrin e bashkëshortes së Ilir Metës duhet të dalin të sqarojnë nga vijnë këto para.

Përse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarkë që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë. Dhe prandaj të dashur motra e vëllezër, kur të votoni më 14 maj mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash. Një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes atij privatizimit të korruptuar gjatë qeverisjes Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat