PD: Kosova një hap para Shqipërisë, ne rritjen e çmimit të naftës e bëjmë të parët

Shqipëria

PD: Kosova një hap para Shqipërisë, ne rritjen e çmimit të naftës e bëjmë të parët

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:24
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, është shprehur se Bordi i Transparencës vonon qëllimisht vendimmarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Përmes një reagimi në Facebook, Hysaj thotë se në të njëjtën kohë bordi vazhdon praktikën e vendimmarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimit të karburanteve, duke e pasqyruar këtë rritje edhe në tregun vendas.

Ajo thotë se Kosova edhe në këtë aspekt është një hap para, duke i mbajtur çmimet e karburanteve të ulëta, ndërkohë që me ironi thotë “ç’hall të ketë Bordi i D’Ramës vallë?”.

Reagimi i plotë:

Bordi i Trasparencës vonon në mënyrë të tejskajshme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimarrjen në rastin e uljes së çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në të njejtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së çmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtëpërdrejtë në tregun vendas.

Si gjithmonë  Kosova një hap para…

Bordiiii,  o bordiiii….. a jeni zgjuar mo se transparenca ka marrë malet.

Vetem për ne nuk leviz bursa??

Rritjen e çmimit e bëjmë të parët , për ta ulur nuk I shohin  sytë bordit ?

Apo si 1 Prill nuk e marrin bursën  seriozisht?!

Apo nuk rriten më pensionet pas  uljes se çmimit të naftës ??

Ç’hall të  ketë  Bordi I D’rames vallë???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat