Dyshohet se ka gëlltitur brisqe, i dënuari në burgun e Drenovës dërgohet me urgjencë në spital!

Shqipëria

Dyshohet se ka gëlltitur brisqe, i dënuari në burgun e Drenovës dërgohet me urgjencë në spital!

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, pasi dyshohet se ka gëlltitur brisqe.

Burime për Panorama.al se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeccari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat