Paga e mjekëve në Shqipëri shkon në mbi 1,500 euro – infermierët do të paguhen 770 euro

Shqipëria

Paga e mjekëve në Shqipëri shkon në mbi 1,500 euro – infermierët do të paguhen 770 euro

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:54
Edi Rama

Pas rritjes së pagave të mjekëve specialistë, kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar rritjen e radhës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

Sipas kreut të qeverisë duke filluar nga muaji prill mjekët e familjes dhe infermierët do të kenë rritje 7% mbi pagën.

Ndërsa një tjetër rritje do të ndodhë prillin e 2024.

“Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjekët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë”.

“Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë (rreth 637 euro), por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë.  Mjekët specialistë në QSUT do ta kenë pagën 174 mijë lekë (1,540 euro), ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë (1,160) dhe infermierët 87 mijë (770 euro)”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat