I riu tentoi të vriste dy persona në Fier, zbardhen detajet e minutës së fundit

Shqipëria

I riu tentoi të vriste dy persona në Fier, zbardhen detajet e minutës së fundit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Shtetasi me iniciale P. D., 22- vjeç është shpallur në kërkim nga policia Fier pasi në datë 01 Maj ka tentuar të vrasë dy persona pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqishtë, ku si fillim ngjarja u raportua si aksident rrugor, pasi disa automjeteve të dëmtuara.

Njoftim

Fier/Zbardhet dinamika e një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur midis disa shtetasve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, ngjarje e cila u raportua fillimisht si aksident rrugor.

Tentoi të vriste 2 shtetas duke i përplasur me automjet, si dhe goditi qëllimisht automjetin e tyre, shpallet në kërkim 22-vjeçari, i cili u largua nga vendngjarja me automjetin e të dëmtuarve.

Gjatë largimit, 22-vjeçari dëmtoi edhe një automjet tjetër të parkuar.

Si rezultat i hetimeve të thellura për një rast të përplasjes së disa automjeteve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, zbardhën dinamikën e këtij rasti, i cili u raportua fillimisht si aksident rrugor.

Në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Patos, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se më datë 01.05.2023, rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, 22-vjeçari dhe babai i tij, shtetasi A. D., për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasit E. Sh., 26 vjeç, D. L., 30 vjeç dhe me një 15-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat