Tregu i ri i Farkës, Veliaj: Mbështet të gjithë fermerët e zonës

Shqipëria

Tregu i ri i Farkës, Veliaj: Mbështet të gjithë fermerët e zonës

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej kësaj të hëne Farka do të ketë një treg publik. AgroPark Tirana është një vepër e përbashkët e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, siç tha ministrja Frida Krifca ku 34 mijë fermerët e Tiranës kanë një vend të sigurt për të tregtuar prodhimet e tyre.

Tirana vuante për një hapësirë me produkte shqiptare, me garanci të plotë… Opozita erdhi e pa këtë vepër u habit…është parë modeli italian dhe francez për tu përshtatur këtu”, tha Krifca.

Për kryebashkiakun Veliaj, ky treg është një mbështetje për të gjithë fermerët e zonës së Tiranës ku do shpërblehet mundi i të gjithë atyre që punojnë.

“Qeveria nuk do të nxjerrë fitim, 70% shkon për të ndihmuar fermerin dhe për të ulur çmimet për të gjithë konsumatorët që s’kanë nevojë t’i paguajnë sa frëngu pulën. Fushatat nuk janë për të nxitur luftë, por për dialog, për të ndarë faturën në fund të ditës”, tha Veliaj.

Tregu AgroPark Tirana pritet të sjellë fitime më të larta të fermerëve falë çmimeve më të ulëta të qiradhënies dhe mos-tarifimit të çdo produkti që qarkullon në treg, si dhe çmime më të lira për konsumatorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat