“Jam sëmurë”- I mori 10.000 euro maqedonasit, prangoset 46-vjeçarja!

Shqipëria

“Jam sëmurë”- I mori 10.000 euro maqedonasit, prangoset 46-vjeçarja!

Më: 13 maj 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një 46-vjeçare i ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 10.000 euro një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, duke u shtirur sikur ishte sëmurë.

Mësohet se e arreastuara me iniciale E. D., nga Elbasani i ka treguar 32-vjeçarit në rrjetet sociale të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.

“46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro”, informojnë blutë e Elbasanit.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.

46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat