Pjesëmarrja në votime/ KQZ përditëson të dhënat: Votuan mbi 27% të qytetarëve

Shqipëria

Pjesëmarrja në votime/ KQZ përditëson të dhënat: Votuan mbi 27% të qytetarëve

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore.

Sipas përditësimit më të fundit, deri në orën 14:00, pjesëmarrja në votime është 27.34%.

Kjo shifër konsiderohet relativisht e ulët, ndërsa kanë mbetur dhe më pak se katër orë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre.

Në Tiranë kanë votuar 28.97 % e qytetarëve, në Durrës 23.37 % dhe në Elbasan 26.50 %.

Partitë politike kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, në mënyrë që çdo qytetar të mund të zgjedhë nga kush dëshiron të drejtohet në 4 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat