Arrestimi dy ditë para zgjedhjeve nën akuzën e shitblerjes së votave, sot merret vendimi për Fredi Belerin

Shqipëria

Arrestimi dy ditë para zgjedhjeve nën akuzën e shitblerjes së votave, sot merret vendimi për Fredi Belerin

Më: 22 maj 2023 Në ora: 09:29
Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit “BF” për bashkinë Himarë, ku fitoi dhe zgjedhjet, do të dalë sot para togave të zeza.

Seanca pritet të mbahet në orën 13:00 , teksa gjyqtare është caktuar Atalanta Zeqiri.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua  më 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.

Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat