Policët në Tiranë me dorë të hekurt, ndëshkojnë shoferët që u japin para

Shqipëria

Policët në Tiranë me dorë të hekurt, ndëshkojnë shoferët që u japin para

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Jo vetëm gjoba për ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, policia rrugore po vepron me dorë të hekurt edhe ndaj atyre shoferëve që tentojnë të korruptojnë efektivët e rrugores që i kapin në shkelje.

Sipas policisë, si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 5 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit A. D., 26 vjeç, M. R., 34 vjeç, A. R., 44 vjeç, J. M., 46 vjeç, dhe S. S., 46 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Prokuroria nisi procedimin në gjendje të lirë për këta 5 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total janë 28 rastet e tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat