Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan! Humb jetën 55-vjeçari, plagoset pasagjerja

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan! Humb jetën 55-vjeçari, plagoset pasagjerja

Më: 23 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat